75 Mall Live Search
11:37 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / C E

Futbollisti shqiptar: Po më kërkojnë skuadrat e Series A

Sezoni i dytë i Myrto Uzunit në Kroaci ka qenë më pozitiv se i pari me Lokomotivën e Zagrebit, që ka arritur rezultate shumë të mira teksa pozicionohet e 4-ta në kampionat dhe ka siguruar një biletë për në finalen e Kupës, kjo falë edhe 12 golave të realizuara nga sulmuesi shqiptar.

Në një intervistë Uzuni ka konfirmuar interesat shumë klubeve në drejtim të tij ku spikatin ato të Series A.

“Kontrata ime skadon, më 2023, por për mua interesohen 5-6 klube nga më të fortat e Evropës. Ka dhe klube të Series A. Mendoj që klubet të mos i bëj publike deri sa të konkretizohet. Synim imi është të shkoj sa më lart, pasi ambicia nuk më mungon”, u shpreh Uzuni.

Së bashku me Uzunin te Lokomotiva luan edhe sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati. /IndeksOnline/