Vendosen pengesat te rrethrrotullimi më i komplikuar, në Prishtinë

Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, ka treguar se gjatë vikendit kanë vendosur shenjëzimin horizontal në rrethrrotullimin te rruga “Muharrem Fejza”. Kjo sipas tij do të shërbejë në lehtësimin e komunikacionit.
Ai ka treguar se kjo do të bëhet në të gjitha rrethrrotullimet ku ka probleme.
Statusi i plotë:
Mirëdita Prishtinë,
Gjatë vikendit DSH-ja me ekipet kanë vendosur shenjëzimin horizontal në rrethrrotullimin të Muharrem Fejza për të lehtësuar komunikacionin. Këtë do ta bëjmë në gjitha rrethrrotullimet ku ka probleme.
Te rrethi i flamurit është projekt edhe më i detajshëm me këtë qëllim.
Falemnderit për mirëkuptimin!