75 Mall Live Search
23:50 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sërish presidenti Thaçi: S’ka asnjë agjendë të fshehur, s’ka marrëveshje në prapaskenë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me arritjen e një marrëveshje të mundshme finale me Serbinë, pas ftesës së emisarit amerikan Richard Grenell për vazhdimin e dialogut në Uashington.

Ai ka folur nëse ka një plan sekret në Shtëpinë e Bardhë ku më 27 qershor pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Vërejtjet nga disa ekspertë mbi dialogun midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë të dobishme. Nuk ka ndonjë agjendë të fshehur. Nuk ka asnjë marrëveshje në prapaskenë.

Nuk ka asnjë plan sekret. Inkurajoj fuqishëm të gjithë që të bashkohen në këtë proces dhe të na ndihmojnë të gjithë neve dhe rajonin, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme afatgjate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ne kemi një momentum, falë SHBA dhe aleatëve – dhe ka ardhur koha për të prodhuar në vendet tona dhe rajonin paqen finale”, ka shkruar Thaçi në Twitter.