“Urime fitorja e madhe Dukagjin!”, Haradinaj uron me fotografi lufte Ditën e Çlirimit të Pejës e Deçanit

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka uruar Ditën e Çlirimit të Deçanit e të Pejës.
16 qershorin ai e ka quajtur “fitore e madhe e Dukagjinit”.
“Sot shënojmë fitoren e madhe të Dukagjinit, çlirimin e Deçanit dhe Pejës. Urime!”, ka shkruar ai.

16 qershori i vitit 1999, është dita kur u shpall çlirimi i kësaj ane nga forcat serbe të Millosheviqit, pas kapitullimit të tyre dhe dorëzimit pas betejave të shumta të UÇK-së dhe NATO-s kundër tyre.
