Nesër në gjysmëfinale lojtarët do të testohen për doping

Nesër nga ora 16:30 zhvillohen ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Në Drenas do të luhet ndeshja Feronikeli – Ballkani derisa në Skenderaj, Drenica e pret Prishtinën.
Indeksonline mëson se në këto ndeshje do të ketë kontrolle të rrepta për doping.
Lojtarët e të katër skuadrave do të testohen menjëherë pas ndeshjes.
Kontrolle të ngjashme ndodhin edhe në ndeshjet evropiane për të hequr dyshimet.
Megjithatë, futbolli është më pak i prekur nga kjo dukuri negative nëse krahasohet me sporte tjera si çiklizmi apo atletika. /IndeksOnline/