Dragusha tregon skuadrat favorite në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Në Drenas, Feronikeli e pret Ballkanin derisa në Skenderaj, Drenica është nikoqir i Prishtinës, shkruan Indeksonline.
Skuadra nga kryeqyteti pritet ta ketë më të lehtë edhe për faktin se në ndeshjen e parë ka fituar me rezultat 3-0 derisa ndeshja tjetër pritet të jetë më interesante.
Muhamet Dragusha ka thënë për Indeksonline se Prishtina është favorit edhe në Skenderaj derisa ndeshja tjetër do të jetë shumë interesante.
“Drenica-Prishtina ndeshje e mire por jo me rivalitet ne ketë ndeshje, do te mundohet sigurisht ta befasoj Drenica klubin nga kryeqyteti por do te jete e vështirë kur dihet se Prishtina mbrohet mire dhe luan një futboll ofanziv, edhe pse ndeshja luhet ne Skenderaj FC PRISHTINA është favorite dhe nuk do te shkoj ta luaj një ndeshje prestigji por do te shkoj me dëshirën e finales duke mos rrezikuar rezultatin e ndeshjes se pare, trajneri Dallku ne ndeshjet e kupës është pare qe dëshiron dhe kërkon ne çdo ndeshje po edhe deri tash ka arrit aspiratat e klubit qe eshte per tu pergezuar, nje trainer i ri i pa pervoj ne kete drejtim po e udhëheq klubin me te madh ne KS me shume suksese dhe paraqitje fantastike te futbollistëve , është rikthyer loja ofanzive, dëshira dhe fitoret e një pas njëshme qe kane munguar ne vitet e fundit me trainer shume e me shume te dëshmuar ne futbollin Shqiptar, por përvoja e madhe e Dallkut si lojtare ne nivele te larta sigurisht se po i ndihmon dhe suksesi nuk po iu mungon tashmë“, ka thënë Dragusha.
Sipas tij favorit nuk do të ketë në “Rexhep Rexhepi” duke e parë edhe rezultatin e ndeshjes së parë që përfunoi pa gola.
“Ndeshja interesante gjysme finale është ajo ne mes te kampionit aktual FC FERRONIKELI dhe ndjekesit te titullit ne këtë vit FC BALLKANI“.
“FC FERRONIKELI me ardhjen e trajnerit te ri ka ndryshu shume si ne loje po ashtu ne dicipilin dhe dëshirë te fitoreve, deri para ardhjes se trainerit Toverlani ata kanë qene te rrezikuar edhe për rënie nga Elita e futbollit, tashme ata matematikisht kanë gjasa te luftojnë edhe për titull dhe po rreshtojnë fitore te një pas njëshme me loje madje bindëse ndaj kundërshtareve ne kampionat po edhe ne lojën e pare ne Suhareke gjysmëfinale kanë qene superior ne mbrojtje dhe mesfushe te ngjeshur e sulm taktik qe ishin kundërsulme te rrezikshme qe ka mund te jete edhe rezultati ne anën e tyre, kurse FC BALLKANI nje super skuadër me trajner te dëshmuar Munishi kanë tregu lojëra te mira ne këtë kampionat dhe rezultate mund te them te pritura kur shihet cilësia dhe talenti i lojtareve qe janë pjese e tyre, ne ndeshjen e pare pas rikthimit për kupë nuk ishte ne formën qe kishte para pandemisë por kjo formë jo e mire vazhdoj edhe ne dy ndeshjet ne kampionat ku po mungojnë rezultatet por pritet qe kthesa e tyre pikërisht te jete ne lojën për kupë dhe te vazhdojnë suksesin“.
Dragusha e parashikon një ndeshje shumë të fortë dhe tepër taktike atë në mes të Feronikelit dhe Ballkanit.
“Nesër ndeshja do te jete taktike sigurisht dhe do te jete e fort kërkuese nga te dy ekipet ku loja e tyre do te bazohet ne lojtaret kyç te ekipes dhe presim loje te rrjedhshme me shume aksione dhe gola sigurisht, përparësi ne këtë ndeshje ka FERONIKELI pasi forma e tyre është me lart për momentin por edhe kundërshtari tyre do te mundohen te jene konkret sidomos para golit pasi finalizimi deri me tash ka munguar ne 3 ndeshjet e tyre,mungesat ne ekipe sigurisht se janë te mëdha i lënduari Përparim Islami dhe Visar Berisha qe ishin lojtaret kyç ne repartet e mbrojtjes, urojme shërim te shpejt atyre, dhe presim loje korrekte dhe te fitoje ai qe angazhohet me shume qe e donë fitoren me shume dhe moduli i lojës qe do te përzgjidhet nga vet trajnerët“, ka thënë ndër të tjerash Muhamet Dragusha.
Kujtojmë që ndeshjet kthyese gjysmëfinale luhen nga ora 16:30. /IndeksOnline/