Zyrtare: Portugalia merr vendim për të ardhmen e trajnerit, Fernardo Santos

Kombëtarja e Portugalisë ka marrë vendim për të ardhmen e trajnerit, Fernando Santos.
Ai do të vazhdoj të jetë trajner i kombëtares portugeze deri në vitin 2024, transmeton Indeksonline.
‘Është privilegj për mua dhe stafin e trajnerëve që të vazhdoj me këtë projekt. Ne e dimë që ne nuk mund të fitojmë çdo gjë por ne do të provojmë’, tha Santos pasi nënshkroi zgjatjen e kontratës.
Santos arriti që me kombëtaren e Portugalisë në vitin 2016 ta fitoj Kampionatin Evropian dhe në vitin e kaluar ta fitoj Ligën e Kombëve./Indeksonline/