75 Mall Live Search
11:30 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Publikohet traileri i “The Protector”, sezoni i katërt vjen me këtë datë në Netflix

Është një prej serialeve më të suksesshme në Netflix, me 3 sezone të cilat kanë thyer rekorde shikueshmërie.

Seriali turk i Netflix “The Protector” tashmë ka paralajmëruar sezonin e 4-të, transmeton Indeksonline.

Ndonëse u tha që sezoni i ri do të mund të shfaqej në vitin 2021, adhuruesve të serialit u ka ardhur një lajm i mirë, kjo pasi “The Protector Season 4” tashmë ka njoftuar për datën e publikimit.

“The Protector” do të publikohet me 9 korrik 2020, kështu ka njoftuar platforma Netflix, duke sjellur edhe trailer-in e parë të serialit.

Ndërsa, nuk dihet nëse ky do të jetë sezoni i fundit apo do të ketë edhe një vazhdim të ri./Indeksonline/