75 Mall Live Search
11:41 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Para bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, Vuçiq takohet me Lavrov për të marrë “bekimin” e Rusisë

Pas dhjetë ditësh, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të rinisin dialogun. Takimi do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në ëashington.

Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga ky takim, Aleksander Vuçiq ka njoftuar për nesër një takim me ministrin e punëve të jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, shkruan Indeksonline.

Takimi do të mbahet në orën 11 të mëngjesit në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës në Serbi.

Ky takim konsiderohet si një lloj marrje e bekimit nga Rusia për politikanët serbë para takimit të rëndësishëm në SHBA. /Indeksonline/