75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 17 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ish-kryetarit të Ferizajt ia bëjnë një vend në Qeverinë Hoti

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka emëruar sot zv/ministri e ri në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Muharrem Sfarqa u emërua në postin e zv/ministrit, teksa duhet përkujtuar se i njëjti ishte edhe kryetar i komunës së Ferizajt.

Sfarqa ka falënderuar Hotin dhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa për besimin e dhënë në këtë pozitë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,
Kam kënaqësinë e rrallë,të ju njoftoj që sot kryeministri Hoti më emëroj zëvendësministër në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Me këtë rast, dua të falenderoj kryeministrin Hoti dhe liderin e LDK-së Akademik Isa Mustafën për besimin e dhënë. Premtoj që do të angazhohem maksimalisht në realizimin dhe zbatimin e programit qeverisës të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, falenderoj edhe bashkëpunëtorët e mi që kanë qenë konsekuent dhe të paluhatshëm në përkrahjen e rrugëtimit tim politik e në veçanti si udhëheqës i Degës së LDK-së në Ferizaj.
M. S.