Ronaldoja me rekord negativ, për të parën herë humb 2 finale radhazi

Kupat italiane nuk i sjellin shumë fat Cristiano Ronaldos.
Humbja e pësuar në Superkupën e Italisë kundër Lazios ka qenë finalja e parë e humbur pas 64- muajsh për portugezin e Juventusit (pasi kishte fituar 12 radhazi).
Situata është përkeqësuar mbrëmjen e sotme, duke parë se, pas humbjes kundër Napolit, CR7-a ka humbur dy finale radhazi për herën e parë në karrierën e tij.