75 Mall Live Search
11:04 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / C E

Milan dhe Donnarumma gjejnë gjuhë të përbashkët, palët afër marrëveshjes

Pas disa muajsh pritjeje, më në fund Gianluigi Donnarumma mund të rinovojë kontratën me Milanin.

Për momentin qëndrimi te kuqezinjtë duket si e vetmja mundësi për futbollistin.

Në kontratën e re 21-vjeçari kërkon të përfshijë një kaluzolë që do t’i mundësojë atij largimin pa probleme nga klubi, pasi ekipe si Juventusi, Real Madrid e Manchester United interesohen për të.

Bordi drejtues i Milanit ka kërkuar që Donnarumma të firmosë deri në 2025-ën, çka është refuzuar nga portieri, i cili dëshiron të firmosë deri në 2023-in, por mësohet se palët kanë gjetur një rrugë të mesme.

Një nga kërkesat e Donnarummes është që, nëse klubi nuk kualifikohet në Champions League, ai të largohet për shumën e 50 milionë eurove.