75 Mall Live Search
12:12 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / C E

Ish-trajneri i Barcelonës diagnostikohet me sklerozën, i mbeten vetëm 4 vjet jetë

Ish-ndihmëstrajneri i Luis Enriques te Barcelona, Juan Carlos Unzue, është diagnostikuar me Sklerozë Anësore Amyotrofike (ALS), një sëmundje e tmerrshme që prek sistemin nervor qendror dhe që përparon në paralizë.

Sipas mjekëve, 53- vjeçari mund të mbijetojë më së shumti katër vjet pas paraqitjes së një sëmundje të tillë.

Ai do të paraqitet në një konferencë shtypi në orën 13:00 për të treguar rreth sëmundjes.

Portieri bask, ka pasur një karrierë të lavdishme si lojtar te Sevilla, por ka luajtur edhe në Barcelonë dhe Osasuna.

Ai ka qenë ndihmës trajner i Enriques te Barca, derisa më vonë ka marrë drejtimin e Celta Vigos dhe Gironas. /IndeksOnline/