Debutoi kundër Drenicës – 17 vjeçari i Prishtinës falënderon Dallkun dhe bashkëlojtarët

Prishtina gjatë kësaj jave arriti në finale të Kupës së Kosovës pasi e mposhti në dy ndeshjet Drenicën.
Ndeshja e dytë ishte speciale për të gjithë lojtarët e Prishtinës, por për njërin ishte më speciale se për të tjerët, transmeton Indeksonline.
17 vjeçari, Erdin Dushi debutoi me fanellën e Prishtinës. Ai u inkuadrua në minutën e 62-të dhe ndihmoi skudarën ‘bardhë e kaltër’ që të prekin finalen.
Pas debutimit, Dushi falënderoi Armend Dallku dhe bashkëlojtarët për mbështetjen.
‘ I lumtur që si 17 vjeçar debutova me ekipin më të madh kosovar FC Prishtina dhe ndihmova që bashkë të arrijmë finalen e Kupës së Kosovës.Falenderoj gjithë stafin në krye me trajnerin Armend Dallku dhe gjithë bashkëlojtarët për mbështetjen,Vazhdojmë përpara…E.D17’, ka shkruar ai./Indeksonline/
