Që nga shkurti në Kosovë u testuan mbi 20.000 persona për koronavirus, 1916 rezultuan pozitiv

Në muajin shkurt të 2020-tës në Kosovë filluan testimet e para për koronavirus, ndërsa më 13 mars u konfirmuan dy të infektuarit e parë. Që nga atëherë, në vendin tonë janë kryer 20.206 teste, ku 1916 persona kanë rezultuar pozitiv.
Rastet e para ishin në komunën e Vitisë, te një 77 vjeçar i cili rezultoi pozitiv. Në të njëjtën ditë, edhe dy raste tjera u konfirmuan, një 42 vjeçar nga Vitia dhe një grua nga Malishevava.
Nga këto raste filluan edhe testimet më të shpeshta, gjurmimi e hetimi i kontakteve të personave të infektuar.
Në Kosovë tani janë shënuar 34 viktima.
Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht ka kërkuar nga qytetarët t’u përmbahen rregullave, të mbajnë distancën, higjienën, dhe maskat.