75 Mall Live Search
08:38 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Armend Zemaj, raporton për herë të parë, para Komisioni Parlamentar për Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë sot do të ketë përballjen e parë me deputetët e Kuvendit të Kosovës,  përkatësisht sot do të raportoj para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.

Zemaj që ka marrë detyrën bashkë me qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti, do të raportoj para deputetëve për situatën aktuale në vend, kur numri i të infektuarve me Covid-19 ka shënuar një rritje të madhe.

Takimi fillon nga ora 10:00 në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.