Aktivisja serbe Biserko i shkruan Lamës: Plani për shkëmbim territoresh është ide e Qosiqit

Pas deklaratave të të dërguarit special të Shtëpisë së Bardhë për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ku akuzoi john Bolton se ka propozuar shkëmbimi terrritoresh ndërmjet dy vendeve ka reaguar ish-ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali Alma Lama.
Në një postim në rrejethin social në facebook, ajo ka thënë se Ideja e shkëmbimit të territoreve është e Serbise, jo e Boltonit. E këtë pohim e ka mbështetur edhe aktivistja serbe për të drejtat e njeriut Sonja Biseko, e cila ka komentuar te postimi i ish-ambasadores Lama, se kjo ka qenë gjithmonë ide e Serbisë.
“Ka qenë gjithmonë i vetmi opsion që Beogradi ka shtyrë përpara. Dobrica Qosiq ka qenë i pari që ka promovuar këtë ide. Është një stategji shtetërore prej se mbahet mend”, ka pohuar Boserko, e cila është themeluese dhe presidente e Komitetit të Helsinkut në Serbi. “Pajtohem plotësisht, sot është një recetë për konflikt të ri në Ballkan” i është përgjigjut Lama. Biserko ka pasur qëndrime të njohura kundër regjimit të Millosheviqit dhe gjithë udhqheqjes srbe në lidhej me politikat ndaj Kosovës. Biserko është gjithashtu kritike e Vuciqit dhe planit të tij të prezantuar me Thacin, për shkëmbim territoresh.
