Kundërshtarët e Kosovës: Ademi është ende i lirë, gjykata ia pranon ankesën

Gjykata e Apelit e ka shtyrë ekzekutimin e burgosjes së Agim Ademit edhe për tre muaj, pasi ky i fundit ishte ankuar për probleme shëndetësore.
E ky vendim nuk ka mundur pa u vënë re edhe në mediat e kundërshtarëve të Kombëtares së Kosovës.
Mediumi maqedon, “Sport Media” ka shkruar për këtë vendim madje e ka cekur edhe vendimin e UEFA-së, ku një person i dënuar nuk duhet të mbaj pozita drejtuese.
Kujtojmë se Agim Ademi është dashur të paraqitet në burg me 18 qershor në ora 12:00. /IndeksOnline/
