75 Mall Live Search
23:32 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj – Stublla: Rezultati i sotëm i unitetit politik, është kthesa historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës!

Sipas projeksioneve të para të Ipsos dhe Cesid në rezultatet e bazuara në 44.1 për qind të mostrës së përpunuar del se partia e presidentit aktual Aleksandar Vuçiq SNS ka fituar 63.4 për qind të votave në zgjedhjeve e sotme parlamentare në Serbi.

Derisa Alternativa Demokratike Shqiptare ka marrë katër mandate. 

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla ka uruar shqiptarët për këtë kthesë historike, derisa thotë se përfaqësimi në Parlament duke qenë bashkë dhe një, do të thotë fuqizim për të drejtat e shqiptarëve.

Ky është postimi i plotë i saj:

Mësimi më i mirë për gjithë shqiptarët kudo që jemi, është që kauzat jetike do të kenë epilogun e suksesit, vetëm duke qenë bashkë!

Rezultati i sotëm i unitetit politik, është kthesa historike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke vënë në rend të parë interesin kombëtar para atij programor e partiak.

Përfaqësimi në Parlament, duke qenë bashkë dhe një, do të thotë fuqizim i zërit për të drejtat e shqiptarëve, që në fakt do të duhej të ishin të garantuara me Kushtetutë e Ligj!

Urime shqiptarë!