Vdes regjisori i famshëm, pretendoi se kishte fjetur me 20 mijë gra

Regjisori Joel Schumacher, i njohur për filmat “Batman Forever” dhe “Batman and Robin”, por edhe për arritje të shumta të tjera, adaptime filmash të muzikantëve dhe videove muzikore, ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare.
Agjentët e Schumacherit thonë se regjisori i famshëm ka vuajtur nga kanceri vitin e fundit.
Një stilist i kostumeve që u bë regjisor, Schumacheri ishte një nga emrat më të mëdhenj të regjisë gjatë viteve ’80 dhe ’90 dhe ai kishte një sy për aktorët e rinj të talentuar, kështu që ai zbuloi Rob Lowen, Kiefer Sutherlandin dhe Colin Farrellin.
Ai mbeti më i njohur për arritjet e “St. Elmo’s Fire”, “Lost Boys” dhe filmat “Batman Forever” dhe “Batman and Robin”.
Përveç kësaj, ai do të mbetet i famshëm për dramën e krimit “Koha për të vrarë” dhe trilerin “Falling Down” me Michael Douglasin në rolin e titullit. Herën e fundit që ai drejtoi ishin disa episode të serialit “Shtëpia e kartave” prodhuar nga HBO-ja.
Deklarata e tij për numrin e partnerëve që ai kishte gjatë jetës së tij është gjithashtu e famshme.
Në një nga intervistat e fundit që dha vitin e kaluar, Schumacheri foli hapur për numrin e grave me të cilat kishte fjetur.
“Është një numër dyshifrorë në mijëra, por nuk është aq i pazakontë” dhe kur u pyet nga gazetarët nëse ai numër është afro 2-3 mijë, shtoi ai:
“Nuk është një numër dyshifrorë, por një numër një shifror” dhe më pas ai shpjegoi se bëhej fjalë për 10 deri në 20 mijë partnere.