75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

UNDP-ja, i dhuroi Policisë së Kosovës maska e doreza

United Nations Development Programme (UNDP) Zyra në Kosovë dhuroi sot Policisë së Kosovës 1. 200 maska dhe 4. 500 doreza.

Donacioni u dorëzua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe ato do t’u shërbejnë zyrtarëve policorë në funksion të parandalimit dhe mbrojtjes së shëndetit gjatë menaxhimit të situatës me COVID-19.

Rikujtojmë se UNDP-ja në vazhdimësi po u del në ndihmë institucioneve të ndryshme, duke u dhuruar mjete për parandalimin e përhapjes së virusit corona./IndeksOnline/