75 Mall Live Search
22:47 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

29 të shëruar dhe 1 rast pozitiv në Vushtrri, kryetari: Pas vështirësisë vjen lehtësimi

Janë konfirmuar edhe 69 raste të reja me Covid-19 në tërë Kosovën, ndërsa 75 pacientë janë shëruar.

Vetëm në Komunën e Vushtrrisë janë shëruar 29 qytetarë ndërsa 1 person ka rezultuar pozitiv, shkruan Indeksonline.

Kryetari Xhafer Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar: “Pas vështirësisë vjen lehtësimi”.

Postimi i plotë:

29 qytetarë të Vushtrrisë të shëruar dhe vetëm 1 rast pozitiv sonte në Vushtrri.

Pas vështirësisë vjen lehtësimi.

Ju lutem të dashur qytetarë, na ndihmoni që bashkë të ja dalim me pandeminë Covid 19. Mbajeni maskën në vende publike ku nuk mund të mbahet distancë, mbajeni distancën dhe higjenën, ruajeni vehtën, të afërmit gjyshërit dhe gjyshet e qytetin tonë.