Futbolli në “grevë urie” – Munishi s’po na “nginë” me futboll siç kishte premtuar

Rifillimi i sezonit në Superligë të Kosovës solli shumë polemika.
Lideri në atë kohë, Ballkani kërkonte që sezoni të përfundonte dhe titulli t’i jepej atij, transmeton Indeksonline.
“Po doni futboll, kom me iu rrasë futboll”, kishte thënë Munishi në postimin e tij.
Që nga rifillimi i sezonit, në Superligë të Kosovës janë luajtur katër ndeshje dhe dy në Kupë të Kosovës.
Nga këto gjashtë ndeshje, Ballkani ka një fitore e pesë barazime.
Skuadra nga Suhareka tashmë gjenden në pozitën e katërt në Superligë, pesë pikë larg vendit të parë./Indeksonline/
