75 Mall Live Search
12:33 / E Premte, 26 Qershor 2020 / indeksADMonline

“Burrat po i dhunojnë, përdhunojnë dhe po vrasin gratë, ndërsa shteti hesht”

Disa grafite me mbishkrime në mbrojtje të grave, janë publikuar nga faqja “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist”.

Në to shprehet revolta ndaj mosreagimit që po u bëhet grave.

“Burrat po i dhunojnë, përdhunojnë dhe po i vrasin gratë, ndërsa shteti po hesht. Në Kosovë vazhdojmë të tronditemi nga dhuna sistematike që po u bëhet grave, e cila herë-herë po përfundon me vrasje”, thuhet në reagimin e kësaj faqe e cila edhe ka publikuar më pas disa grafitë.

Më tej thuhet se  gratë ndihet të rrezikuara për shkak të mosreagimit nga ana e shtetit.

“Vazhdojmë të ndihemi çdo herë më të rrezikuar/a për shkak të mosreagimit nga shteti. Kjo dhunë ndaj grave është thellësisht gjinore si dhe mosreagimi shoqëror e institucional është thellësisht patriarkal”, përfundon ky reagim.