Thaçi flet nga Tirana: Ditët e mira për kombin shqiptar i kemi përpara

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka njoftuar sapo ka arritur në Tiranë, duke bërë me dije se të dielën në mbrëmje do të bëjë një paraqitje nga zyra e tij.
“Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara”, ka shkruar ndër të tjera Thaçi, transmeton IndekOnline.
