SHBA-ja mbështet grupet kurde me 21 milionë dollarë “para të thata”

Zyrtarët amerikanë me qëllim mbështetjeje i dhanë 21 milionë dollarë organizatës YPG-PKK, pas hyrjes në fuqi të “Aktit të mbrojtjes civile siriane Caesar”, i cili parashikon sanksione ndaj mbështetësve të regjimit të Bashar al-Asadit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burime të besueshme, SHBA-ja, e cila më 17 qershor vendosi në zbatim “Aktin e mbrojtjes civilesSiriane Caesar”, që parashikon sanksione ndaj mbështetësve të regjimit të Asadit, i ka dalë në mbrojtje organizatës YPG-PKK.
Zyrtarët amerikanë kanë dhënë ndihmë prej 21 milionë dollarësh “para të thata” YPG-PKK-së në mënyrë që të mos ndikohet nga ligji në fjalë.
Organizata u lehtësua me këtë mbështetje financiare të marrë një ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit dhe rriti me 150 për qind rrogat që jep në rajonet nën okupimin e saj.
Burimet kanë bërë të ditur se kjo ndihmë nuk është vetëm për një herë dhe se zyrtarët amerikanë kanë premtuar se do të sigurojnë mbështetje të ngjashme në rast se organizata do të ketë nevojë. /AA/