75 Mall Live Search
15:34 / E Shtunë, 27 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti falënderon eurodeputetët për letrën që dërguan Merkelit

Kryeministri Avdullah Hoti, ka falënderuar deputetët e Parlamentit Evropian për letrën që i dërguan kancelares Angela Merkel për futjen e liberalizimit të vizave në agjendën e Këshillit Evropian.

“Faleminderit deputetëve të Parlamentit Evropian për letrën drejtuar Kancelares Merkel, ku i kërkojnë që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të vihet në agjendë gjatë Presidencës së BE-së nga Gjermania që fillon më 1 korrik 2020”, ka thënë Hoti në rrjetin social Facebook.