Shala po shkëlqen në derbin e Norvegjisë, asiston te goli i epërsisë

Mesfushori kosovar që luan për ekipin e Valerengas, Herolind Shala ka arritur të asistoj në ndeshjen kundër Viking që është duke u zhvilluar.
Skuadra e tij momentalisht është duke fituar 1:0 me golin e Vilhjalmsson në minutën e 18-të. Ky gol erdhi fal asistimit të Shalës, transmeton Indeksonline.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave zgjon interesim të madh në Norvegji pasi që cilësohet si derbi i këtij vendi.
Në dy skuadrat ka futbollist kosovar. Tek Viking po luaj startues, Ylldren Ibrahimaj dhe Veton Berisha.
Tek Viking po ashtu në bankë rezervë është kosovari, Zymer Bytyqi./Indeksonline/