75 Mall Live Search
09:12 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / C E

Benzema: Asisti ishte i bukur, por jo më i rëndësishmi

Më shumë se fitorja e Real Madridit, vëmendjen më të madhe mbrëmë e mori asistimi i Karim Benzema për Casemiron.

Francezi ia pasoi topin shokut të skuadrës nga mbrapa, madje as pa e parë me sy atë.

Benzema ka komentuar ndeshjen, duke thënë se po përqendrohen maksimalisht dhe ndeshjet po i marrin një nga një.

Jemi duke i monitoruar ata, mirëpo nuk do të flas për Barcelonën, por ne jemi duke luajtur mirë. Po i marrim ndeshjet një nga një”.

Jemi të lumtur dhe e deshëm fitoren. Ishim të motivuar, morëm tri pikë dhe po shkojmë në shtëpi”, ishin fjalët e francezit pas ndeshjes.

Sulmuesi i Los Blancos dhuroi një asistim të mrekullueshëm me thembër për Casemiron, i cili e realizoi golin e fitores.

Ishte asistim i mirë, mirëpo më e rëndësishmja është se Casemiro e përfundoi si duhet. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë.

Për mua, ky është futbolli. Kështu e shoh unë futbollit dhe i bëj gjërat si vijnë. Nuk po e shikojmë Barcën. Secila ndeshje është si finale për ne”, ka thënë Benzema.

Real Madridi tashmë është në vendin e parë në tabelën e La Ligas me dy pikë më shumë se Barcelona. /IndeksOnline/