75 Mall Live Search
16:33 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Doktori me Covid-19, sillet rrugëve të Gjakovës, mundohet t’i ikë policisë

Rastet e të prekurve me Covid-19 po shtohen çdo ditë në vendin tonë, duke alarmuar kështu edhe institucionet qendrore, për rikthim të disa masave, ndërsa hiç më lehtë nuk po kalojnë as nga stafi mjekësor, transmeton IndeksOnline.

Një i tillë ka qenë edhe në Gjakovë, teksa siç raporton një faqe lokale, një doktor  me inicialet L.P i infektuar me coronavirus, shëtit lirshëm në këtë qytet.

Ai që do të duhej të ishte shembull për respektim të masave, jo vetëm që i shpërfill por i njëjti i cili tenton të ndalet nga policia, reziston.

Ndryshe në njëri nga masat që  më parë u publikuan nga kryeministri Avdullah Hoti, kërkohet që të prekurit me Covid-19, të qëndrojnë të izoluar për 2 javë të plota.