75 Mall Live Search
17:34 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zyrtare: Arthur Melo transferohet te Juventusi

Barcelona ka konfirmuar se Arthur Melo ka kaluar zyrtarisht te Juventusi.

Në njoftimin e klubit blaugran është bërë e ditur se klubi i Juventusit do të pagujë 70 milionë euro për shërbimet e mesfushorit, transmeton IndeksOnline.

Vendin e tij në skuadrën “blaugrana” do ta zërë Pjanic, por të dy futbollistët do të luajnë me skuadrat respektive deri në përfundim të sezonit.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle, braziliani  ditëve të fundit i ka thënë shokëve se vullneti i tij ishte që të qëndronte te Barça, por dëshira e tij nuk mund të përmbushej. Ai pranoi transferimin te “Zonja e Vjetër”, por ka ende për të dhënë te Barça deri në përfundim të sezonit. Këto janë ditët e fundit të Arthurit si një futbollist i Barcelonës.