Reagon MPJD dhe Ministrja-Haradinaj Stublla: Vendimi për pezullim nuk përfshin konsujt dhe ambasadorët
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar lidhur me publikimin e disa lajmeve që janë bërë për pezullimin e përkohshëm të disa vendimeve që kanë të bëjnë në shërbimin e jashtëm.
Nga ministrja Meliza Haradinaj-Stublla u tha se nuk bëhet fjalë për anulim, por për pezullim të përkohshëm të vendimeve për kthim të disa diplomatëve, të nënshkruara nga ish-Qeveria e shkarkuar.Vendimi për pezullim nuk i përfshinë konsujt dhe as ambasadorët”, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline.
Tutje theksohet se këto vendime do të shqyrtohen veç e veç brenda afatit 7 ditor, dhe se vendimi përfundimtar do të merret pa asnjë paragjykim lidhur me vendimet e mëparshme apo pezullimin aktual të tyre./Indeksonline/