Zyrtare: Milani kryen transferimin e parë

Alexis Saelemaekers është blerë përfundimisht ngë skuadra e Milanit.
Klubi italian ka konfirmuar se ka marrë përfundimisht kartonin e 21 vjeçarit, shkruan Indeksonline.
Ai u huazua nga Anderlechti në Milan gjatë janarit dhe rosonerët kishin të drejtën e blerjes.
Lojtari belg ka nënshkruar një kontratë me Klubin deri më 30 qershor 2024. /IndeksOnline/