Komisioni Disiplinor e dënon rëndë presidentin e Trepçës 89, Abedin Zeka
Presidenti i Trepçës 89, Abedin Zeka nuk do të mund ta përkrah në stadium ekipin e tij në katër ndeshjet e ardhshme.
Kjo pasi Komisioni Disiplinor e ka dënuar atë për katë ndeshje ndalesë në kryrjen e funksioneve zyrtare në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga FFK, transmeton Indeksonline.
Komisioni Disiplinor e dha këtë dënim të rëndë me arsyetimin se Zeka ka ofenduar gjyqtarët e takimit pas ndeshjes me Flamurtarin.
“ABEDIN ZEKA ; kryetar i klubit të futbollit “TREPÇA 89 “ nga Mitrovica në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit , për sjellje josportive – drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVI-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – FLAMURTARI, e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta“ në Mitrovicë (raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes z. Abedin Zeka futet në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe ofendon rëndë gjyqtaret e takimit Pas kësaj reagon Policia dhe të njëjtin e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve). Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika a/4 z.Abedin Zeka – kryetar i klubit të futbollit “ TREPÇA 89 “ nga Mitrovica z. Abedin Zeka; DENOHET me; 4 (katër) ndeshje zyrtare sipas radhës ndalesë në kryerjen e funksioneve zyrtare në klub lidhur ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës”, thuhet në vendim./Indeksonline/