Arrestohet një pejan, vodhi një motoçikletë dhe 9 shtëpiza kompjuterësh

Në rrugën “Bashkim Lajqi”, në Pejë është arrestuar një i dyshuar kosovar, pasi që ai kishte vjedhur një motoçikletë.
Gjatë kontrollit në lokalet e të dyshuarit janë gjetur edhe nëntë shtëpiza k0ompjuterësh të vjedhura në lokacione të ndryshme. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /IndeksOnline/