S’ka mbyllje kufijsh, në Maq. të Veriut mund të hyni pa kushte
Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të diskutojë për mbylljen e kufijve veriorë që e lidhin vendin me Kosovën dhe Serbinë.
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski, sot bëri të ditur se mbetet në fuqi vendimi i fundit i Ekzekutivit që kufijtë të jenë të hapur, pa kushte për hyrje dhe dalje. Ai po ashtu tha se Qeveria nuk do të marrë vendim politik për mbylljen e kufijve.