Edhe pse u përleshen, djelmoshat e Mourinhos fitojnë ndaj Evertonit

Tottenhami fitoi sfidën ndaj Evertonit me rezultatin 1-0.
Ndeshja ishte shumë interesante dhe shumë e luftuar, pasi të dy ekipet donin që të rrëmbenin 3 pikët.
Pjesa e parë u epërsinë minimale të “Spursave” 1:0, rezultat ky që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Lo Celso goditi drejt portës në minutën e 24′, topi gjeti trupin e Micheal Keane dhe përfundoi në rrjetë.
Tottenham përjetoi dhe një skenë aspak të mirë kur po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, pasi Son dhe Lloris debatuan me njëri-tjetrin. Shokët e ekipit shmangën sherrin mes tyre.
Në pjesën e dytë u zhvilluar një ndeshje dinamike por nuk pati asnjë gol të shënuar.