Aktorja shqiptare feston ditëlindjen e 34-të!
Aktorja e njohur shqiptare Olta Gixhari, njihet për projektet e shumta në të cilat ka marrë pjesë, qoftë në teatër apo në filma.
Ajo gjithashtu përflitet nëpër mediat rozë shpesh herë edhe për shkak të bukurisë që ka, duke u cilësuar edhe si Marilyn Monroe shqiptare, shkruan Indeksonline.
Olta së fundmi ka festuar ditëlindjen, duke mbushur 34 vite.
E këtë vit ajo duket se po e pret dhuratën më të bukur pasi është shtatzënë dhe pret që të bëhet nënë për here të parë.
Kujtojmë që ajo ka marrë urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë. /IndeksOnline/