Zyrtare: UEFA merr vendim të rëndësishëm për ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve

UEFA pak minuta më parë ka vendosur që ndeshjet e mbetura të 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve të luhen në lokacionet që ishin planifikuar.
Bayern Munchen do të luaj kundër Chelseas ndeshjen kthyese në ‘Allianz Arena’, Barcelona do të luaj në ‘Camp Nou’ kundër Napolit dhe Manchester City do të luaj kundër Real Madrid në stadiumin e tyre, transmeton Indeksonline.
Pasi të përfundoj faza e 1/16-tës së finales, atëherë pjesa e mbetur do të zhvillohet në Portugali, në qytetin e Lisbonës. Kurse ndeshjet e Evropa Ligës do të luhen në Gjermani.
Vlen ta theksojmë që çerek-finalet dhe gjysmë-finalet do të luhen me vetëm nga një ndeshje dhe nuk do të ketë kthyese./Indeksonline/