Komentatori kosovar ndihet keq pasi komentoi ndeshjen Flamurtari – Dukagjini, ja çfarë ndodhi
Dje u zhvillua ndeshja midis Flamurtarit dhe Dukagjinit, ndeshje e cila mbaroi me rezultat 4:3 në të mirë të klubit nga kryeqyteti.
Komentatori i “Supersport”, Arlind Sadiku, që e komentoi këtë ndeshjes, publikoi një video përmbledhje nga ndeshja, transmeton Indeksonline.
Në video shihen se si lojtarët e Flamurtarit ecin në fushë pasi Dukagjini barazon rezultatin në pjesën e parë.
Pastaj në pjesën e dytë, Flamurtari shënoi tri gola të shpejtë, duke e bërë rezultatin 4:1.
Pas këtyre tri golave, Dukagjini u përkujdes që të shënonte dy gola të shpejtë për ta ngushtuar epërsinë.
Kur pritej që të kishte ndeshje dramatike në fundë, Dukagjini u ndal së sulmuari dhe lojtarët nuk vraponin dhe vetëm ecnin në fushë.
Komentatori Sadiku në postim shkroi se i erdhi keq që ishte në komentim të kësaj ndeshjeje.
Këto skena tashmë janë bërë të përvitshme në përfundim të sezonit në Superligën e Kosovës./Indeksonline/