75 Mall Live Search
20:59 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Thaçi bën homazhe te varri i Adem Jasharit: Dielli do të lindë përsëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së shtunë ka bërë homazhe te varri i heroit legjendar Adem Jashari, shkruan IndeksOnline.

Thaçi tha se “Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”.

“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH”, tha ai.

Kujmë se të hënën, presidenti Thaçi do të niset për Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale./IndeksOnline/