75 Mall Live Search
22:49 / E Shtunë, 11 Korrik 2020 / indeksADMonline

Isufi për ndeshjen Prishtina-Drita: Nuk do të ketë futboll të bukur, presioni te Prishtina

Trajneri i njohur, Bekim Isufi beson që presioni do të jetë te Prishtina në derbin kundër Dritës.

Në një prononcim për Indeksonline, Isufi tha se nuk pret që të ketë futboll të bukur apo cilësor në këtë ndeshje.

“Ndeshje me rendësi për dy ekipet, por me shume te tension për shkak te ndodhive pa nevojë në javën e fundit. Drita ka qetësin ndërsa presion do të jetë te Prishtina”, tha fillimisht ai.

“Është gare jo vetëm për titull por edhe dalje në Evropë si i dyti. Nuk do të ketë ndonjë cilësi apo futboll të bukur pres ekipe që gabon më së paku të merr maksimumin”, përfundoj Isufi./Indeksonline/