Hajdarit iu anulua penalltia, por ja çfarë i kishte ndodhur Messit në një rast të ngjashëm
Fiton Hajdarit iu anulua penalltia e shënuar në ndeshjen ndaj Drenicës.
Ai shënoi por para se të gjuante u ndal për të mashtruar portierin, shkruan Indeksonline.
Përveç që iu anulua penalltia, Hajdari u ndëshkua edhe më karton të verdhë.
Një rast të ngjashëm e ka pasur edhe Lionel Messi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Milanit.
Ylli i Barcelonës ishte ndalur para topit dhe kishte mashtruar Abiatin.
Gjyqtari në këtë rast e ka përsëritur penalltinë dhe Messin e ka ndëshkuar me karton të verdhë. /IndeksOnline/