75 Mall Live Search
11:04 / E Hënë, 13 Korrik 2020 / indeksADMonline

Plagoset një person, në Istog

Është arrestuar një i dyshuar në Istog, pasi ai ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe dyshohet se plumbi qorr ka qëlluar viktimën mashkull.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke marrë trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur të dielën në orën 16 e 20 minuta, transmeton IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/