Vota pro buxhetit s’është pro Qeverisë e as Parlamentit, por votë për qytetarin
Sot do të vazhdojë seanca e ndërprerë të premten për shqyrtimin e parë të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2020.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri ka thënë se vota pro këtij buxheti nuk është pro Qeverisë e as Parlamentit, por votë për qytetarin.
“Vota pro këtij buxheti nuk është pro Qeverisë e as Parlamentit, por votë për qytetarin. Paraprakisht mirënjohje deputetëve për mbështetje”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.