Interi e ka seriozisht për Kanten
N’Golo Kante është shumë i kërkuar në Itali.
Interi raportohet se ka kërkuar transferimin e mesfushorit të Chelseas, raporton “La Gazzetta dello Sport”.
Blutë duken të hapur për transferimin e 29- vjeçarit nga Antonio Contesi, i cili këtë verë po kërkon një numër të madh transferimesh.
Përveç Kantes, Interi është e interesuar edhe për transferimin e Edin Dzekos dhe Jan Vertonghenit. /IndeksOnline/