E kryer: Dortmundi paguan 30 milionë euro për futbollistin 17 vjeçar të Bundesligës

Jude Bellingham ka udhëtuar në Gjermani për të kryer testet mjekësore te skuadra e Borusia Dortmundit.
17 vjecari do të bashkohet me nënkampionët e Bundesligës nga skuadra e Birmingham Cityt.
Për transferimin e tij, Borusia Dortmund do të paguaj në arkat e skuadrës angleze plot 30 milionë euro.
Kështu Bellingham bëhet futbollisti më i shtrenjtë nën 18 vjeç në histori të futbollit.
Për të kishin shfaqur interesim të madh skuadra si Chelsea, Real Madrid, Bayern Munchen dhe Manchester United. /IndeksOnline/
