75 Mall Live Search
15:39 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / C E

FFK e dënon shumë keq Prishtinën, Dallkun e Bekajn

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka marrë vendim për ngjarjet e ndeshjes Gjilani – Prishtina, ku kishte edhe përleshje pas përfundimit.

Kështu, skuadra e Prishtinës e ka pësuar shumë keq së bashku me kryetrajnerin, Armend Dallku dhe portierin Visar Bekajn.

Klubi është dënuar me 1500 euro, trajneri me 500 derisa portieri me dy ndeshje moslojë. Vërejtje ka marrë edhe zëdhënësi i klubit, Avni Durmishi.

Ky është Njoftimi i FFK-së:

ARMEND  DALLKU; kryetrajner i FC “PRISHTINA“ nga Prishtina  me numër të ID kartelës  000613M83 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e  komisionit datë 10.07.2020 për  manifestim të sjelljeve josportive (tentim sulmi në gjyqtarin kryesor) pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXIX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC  GJILANI – FC PRISHTINA  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar si dhe deklaratat plotësuese), bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2 të Rregullores  disiplinore kryetrajneri  Armend  Dallku;

DENOHET me të holla në shumë prej; 500 EURO (pesëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është; 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni  11 paragrafi 1).

VISAR  BEKAJ; lojtar (portier) i FC “PRISHTINA“ nga Prishtina me numër të ID kartelës ; 000568M97 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  21 , në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 10.07.2020, për ndëshkim me karton të kuq  (ndërhyrje e palejuar në lojtarin kundërshtar si lojtar fundor) në ndeshjen e javës së; XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC  GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 39 paragrafi 3, lojtari  Visar  Bekaj;
DENOHET  me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AVNI DURMISHI; (zyrtar) fotoreporter i FC “PRISHTINA“ nga Prishtina , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit datë 10.07.2020, për manifestim të sjelljeve të gabuara  drejtuar asistentit  të dytë në ndeshjen e javës së  XXIX-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC GJILANI – FC PRISHTINA e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar), bazuar në nenin 40  paragrafi 1 pika 1 të Rregullores disiplinore zyrtarit të FC “Prishtina“ nga Prishtina z.Avni Durmishi i shqiptohet masa  disiplinore VËREJTJE  E  FUNDIT.

FC “PRISHTINA“ nga Prishtina, në procedurë të hapur disiplinore  nga mbledhja e kaluar e komisionit, për sjellje dhe veprime të gabuara të stafit të klubit pas përfundimit të ndeshjes së javës së  XXIX-të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; SC  GJILANI  – FC PRISHTINA  e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare ; pas përfundimit të ndeshjes stafi i FC  Prishtina dëmtojnë inventarin e zhveshtores në të cilën ishin të vendosur si mysafir), bazuar në nenin  40 paragrafi 1 pika  3 dhe neni  10 paragrafi 1 pika 1 të Rregullores  disiplinore, FC “Prishtina“ nga Prishtina
DENOHET në të holla në shumë prej; 1500 EURO (njëmijë e pesëqind euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë nga data  kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore  neni  11 paragrafi 1).