Rekord negativ në SHBA, shënohet numri më i lartë i rasteve të reja me Covid-19

SHBA-ja regjistroi rekord negativ me rastet e reja me koronavirusin brenda 24-orëve, duke raportuar mbi 77 mijë të prekur. Të vdekurit llogariten 969, gjë që përbën numrin më të lartë që prej 10 qershorit.
Më të goditurit janë Teksasi dhe Arizona, ku nuk ka më vende në morg për trupat e viktimave. Vendi gjendet në situatën ku palët janë të ndara në lidhje me përballimin e pandemisë dhe faktit nëse duhet të rifillojë procesi mësimor në gusht apo jo?
Shefi për parandalimin e sëmundjeve infektive paralajmëroi pak ditë më parë se shumë shpejt do të regjistrohen edhe 100 mijë raste të reja në ditë.