75 Mall Live Search
10:28 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

Madrilenët për t’u marrë shembull, s’dolën në rrugë për ta festuar titullin

Skuadra e Real Madridit mbrëmë arriti ta fitonte matematikisht La Ligan pasi e mposhti Villarrealin me rezultat 2:1.

Edhe pse për tifozët e Real Madridit ishte një ditë e madhe, ata nuk dolën në rrugë për ta festuar, transmeton Indeksonline.

Real Madridi para ndeshjes i kishte kërkuar qytetarëve të Madridit që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dilnin të festonin pasi rrezikonin ta shpërndanin koronavirusin.

Ky gjest i qytetarëve të Madridit po duartrokitet gjithandej./Indeksonline/